Rreth 11 protestues janë arrestuar mbrëmjen e djeshne gjatë protestës së PD, ndërsa janë shoqëruar 22 të tjerë.

Sic raporton gazetarja Xhensila Kodra, shoqërimet ndodhën gjatë momentit të hedhjes së fishekzjarreve në drejtim të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit, pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha.

Tubimi i mbrëmshëm u shoqërua me tensione e përplasje. Protestues dhe deputetë demokratë u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si edhe spraj në drejtim të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb