PAKISTAN- Një fëmijë është qëlluar për vdekje në qytetin pakistanez të Karaçit, pasi ishte maskuar për të trembur rojet, duke pasur qëllim shakanë. Kjo shaka e një fëmije 11-vjeçar u kthye në tragjedi.

Fëmija, sipas BBC-së, kishte hyrë fshehtas tek rojet, por ata qëlluan në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Edhe pse u dërgua në spital, 11-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Roja që qëlloi drejt viktimës u arrestua nga policia.

Karaçi ka mijëra roje private të sigurisë, të cilët nuk janë të trajnuar ashtu siç duhet për profesionin që e mbajnë. Familjarët dhe banorët lokal kanë organizuar një protestë pas vrasjes së djaloshit 11-vjeçar.
(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb