Interi bëri një nisje negative të sezonit të ri në “Seria A”, por tifozët zikaltër ashtu siç kanë bërë gjithë vitit të kaluar edhe këtë herë premtojnë besnikëri ndaj skuadrës.

Ndeshja e parë në kampionat solli në stadium më shumë se 61 mijë tifozë, një shifër më e madhe se ajo e sezonit të “tripletës” me Jose Mourinho-n.

Që zikaltërit janë mjaft optimistë për të ardhmen e tregon edhe prenotimi që ata kanë bërë për ndeshjen e parë të “Champions League” në fazën e grupeve kundër Tottenham, që do të luhet me datë 18 shtator .

Sipas “Gazzeta dello Sport” janë shitur afër 60 mijë biletave për sfidën kundër anglezëve kur ende duhen edhe 12 ditë nga ndeshja. Kujtojmë që Interi luan në “Champions League” pas 7 sezonesh dhe pritet që deri në momentin kur të luhet sfida të jetë të paktën 70 mijë tifozë në stadium.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb