Githsej 14 persona, përfshirë 12 nxënës dhe dy mësues vdiqën pasi varka me të cilën po lundronin u mbyt në liqenin Harni në Vadodara të Gujarat. Nxënësit kishin dalë në një piknik bashkë me mësuesit e tyre.

Varka po transportonte 27 nxënës të një shkolle private, asnjë prej të cilëve nuk raportohet se kishte veshur jelek shpëtimi.

Pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse kanë nisur kërkimet për studentët.

Në një deklaratë në X , kryeministri Narendra Modi tha “Mendimet e mia janë me familjet e viktimave në këtë orë pikëllimi”.

Kryeministrja e Gujarat, Bhupendra Patel, tha se qeveria e shtetit do të japë 4,800 dollarë për familjet e viktimave dhe 600 dollarë për familjet e të plagosurve në këtë aksident.

Aksidentet me varka nuk janë të rralla në Indi, ku anijet shpesh janë të mbipopulluara, të mirëmbajtura keq dhe nuk kanë pajisje sigurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb