Gazetari Osman Stafa, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, ku familjarët pretendojnë se vogëlushi nuk është trajtuar siç duhet.
Stafa theksoi se vogëlushi vdiq nga neglizhenca dhe diagnoza e gabuar. Ai shtoi se QSUT duhet që të provojë që ndërroi jetë nga miokarditi akut. Stafa kërkoi që Prokuroria të hetojë ngjarjen.
Osman Stafa: Kemi një fëmijë që ka pasur të vjella e diarre. Ai ka shkuar në Spitalin e Korçës e më pas ka ardhur në Tiranë. Ka ngelizhencë, ka diagnozë të gabuar, ka antibiotikë të lehtë. Nuk ka trajtim të duhur të 12-vjeçarit. Mjekët që nuk vepruan siç duhet, duhet të mbajnë përgjegjësi.
E kanë lënë djalin 7 orë me serume. QSUT ta provojë që vdiq nga miokarditi akut. Kjo situatë duhet të alarmojë çdokënd. Prokuroria dhe policia të hetojnë. Të hetojnë, sepse ky djalë është larguar nga jeta për shkak të neglizhencës.
(BalkanWeb)
