Autoritetet braziliane kanë arrestuar të paktën 1200 mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe kanë rifituar kontrollin e ndërtesave kryesore qeveritare.

Kampet e improvizuara të protestuesve jashtë selisë së ushtrisë u çmontuan dhe rreth 300 njerëz u arrestuan të dielën mbrëma pasi ata sulmuan pallatin presidencial, Kongresin dhe Gjykatën e Lartë në kryeqytet të dielën.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Federale, Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin dhe dëbimin e protestuesve, të cilët refuzuan të pranonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme që sollën në pushtet presidentin aktual Luiz Inacio Lula da Silva.

Moraes hoqi gjithashtu guvernatorin e distriktit federal, Ibaneis Rocha, një mbështetës i Bolsonaro, nga detyra për 90 ditë, pasi Lula dekretoi ndërhyrjen federale në aparatin e sigurisë së distriktit.

Lula, i cili u betua më 1 janar, dënoi pushtimet, duke thënë se sulmuesit do të ndëshkoheshin “me forcën e plotë të ligjit”.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb