Vllaznia nuk pësoi gol kundër Egnatias dhe portieri Kristi Qarri regjistroi ndeshjen e 13-të, ku e ruan rrjetën e tij të paprekur. Një “rekord” ky për portierin shkodran, që e dallon atë nga kolegët e tjerë të Superiores. Portierët e skuadrave të tjera nuk kanë mundur ta mbajnë portën të paprekur kaq gjatë në këtë kampionat.

Vllaznia ka aktivizuar 3 portierë gjatë sezonit, ku veç Qarrit kanë luajtur edhe Mehidri e Jukaj. Shkodranët kanë një nga prapavijat më të forta të kampionatit, bashkë me Partizanin, me nga 29 gola të pësuar në 33 ndeshje. Mbrojtjet do të jenë vendimtare jo vetëm në këto 3 ndeshje të mbetura, por më tepër në “Final 4”, ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion.

Me Kristi Qarrin mes shtyllave të portës kuqeblutë duken më të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb