Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër për rekrutim për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Sipas dokumentit, 130 mijë persona do të përzgjidhen për shërbim në vjeshtë.

Do të thirren shtetasit e detyruar për shërbimin ushtarak nga mosha 18 deri në 27 vjeç, të cilët janë të aftë për arsye shëndetësore dhe që nuk janë në rezervë. Rekrutimi vjeshtor do të fillojë më 1 tetor dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2023.

Vitin e kaluar, rekrutimi vjeshtor filloi një muaj më vonë, më 1 nëntor, kur 120,000 njerëz u thirrën për shërbimin ushtarak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb