Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u diagnostikua me meningit, pas një vizite në spitalin e Durrësit gjatë fundjavës që kaloi.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se i mituri është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.

Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike dhe për faktin se ata nuk ishin informuar për situatën.

Po ashtu, prindërit theksojnë se nuk kishin marrë asnjë informacion mbi mundësinë e përhapjes së sëmundjes, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të siguruar masat e nevojshme për parandalimin e sëmundjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: