Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, Tajlandë, ku humbën jetën disa persona. Autoritetet dyshojnë se nxënësi 14-vjeçar, i cili më pas kreu vetëvrasje, vrau fillimisht gjyshërit e tij në shtëpi përpara se të shkonte në shkollë.

Tajlande 2
Tajlande 2

Sipas ministrit të Shëndetit Publik të Tajlandës, gjyshërit e të miturit u gjetën të vdekur në banesën ku jetonin së bashku. Policia dyshon se arma e përdorur në sulm, një pistoletë 9 mm, i përkiste gjyshit të tij, i cili ishte mësues.

Fillimisht autoritetet njoftuan se gjashtë persona ishin vrarë në shkollë, por më pas sqaruan se numri i viktimave në institucion ishte katër, të gjithë mësues. I dyshuari gjithashtu ndërroi jetë pasi qëlloi veten dhe u gjet i vdekur gjatë transportit për në spital.

Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës, Polapee Suwanchawee, tha se hetuesit kanë gjetur prova në shtëpinë e 14-vjeçarit që tregojnë se ai ishte një lojtar i apasionuar pas video-lojërave.
Një mësues i shkollës ku ndodhi ngjarja tha se nxënësi njihej si “një fëmijë i mirë me rezultate të mira në mësime” dhe se nuk kishte shfaqur më parë sjellje agresive.
Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb