Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara parlamentit, teksa më herët ishin tek ambasada malazeze.
Proestuesit bënë thirrje të forta para Kuvendit.
Ata thirrën në kor “140 deputetë, të gjithë analfabet”, “Parlamenti i krimit”, “Atdhe ti na ke” etj.
Gjithashtu u bë thirrje “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”.
Me flamuj kombëtar, protestuesit vijojnë të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, në ditën e 104 të tubimit.
