Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në dy aksidente të ndara rrugore në Indinë veriore të martën, konfirmuan burime zyrtare.
Në aksidentin e parë të raportuar nga shteti kodrinor verior i Uttarakhand, tetë persona, përfshirë katër gra dhe tre fëmijë, vdiqën dhe pesë u plagosën kur automjeti që i transportonte ata ra në një lumë.
Aksidenti ndodhi në distriktin Pithoragarh të shtetit. Të gjitha viktimat i përkisnin të njëjtit fshat. Të plagosurit u shtruan në një spital lokal.
Aksidenti tjetër rrugor ndodhi në distriktin Doda të zonës së Jammu dhe Kashmirit të kontrolluar nga India, në të cilin vdiqën shtatë persona dhe u plagosën 17 të tjerë. Automjeti që transportonte viktimat doli nga një rrugë kodrinore dhe ra në një grykë të thellë .
(A.A/BalkanWeb)
