Një ngjarje tronditëse u raportua këta ditë në Sarandë, ku një 15-vjeçare tentoi vetëvrasjen, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Vajza dyshohet se ka qenë viktimë e bullizmit, çka ka ndikuar në gjendjen e saj emocionale.

Mjeku Neli Demi, i ftuar në News24, theksoi rëndësinë e vëmendjes ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. “Fëmijët duhet të mësohen si të jenë mirë me veten dhe si të sillen në raport me të tjerët,” tha ai.

Mjeku Neli Demi: Në rastet e vetëvrasjeve, njerëzit ndihen të pafuqishëm të zgjidhin problemin që kanë. Ata individë që kryejnë vetëvrasje, kanë një kohë të gjatë, që përjetojnë bullizmin, ndoshta izolimin. Çdo fazë e jetës së njeriut ka sfidat e veta, që duhet të shikohet me kujdes nga të afërmit, shkolla.

Fëmijët duhet të mësohen si të jenë mirë me veten dhe si të sillen në raport me të tjerët. Fëmijëve u duhet mësuar si të jetë vetvetja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: