FBI po heton shitjen te blerësit amerikanë të atyre që dyshohet se janë thesare nga Muzeu Britanik.

BBC raporton se agjencia amerikane e zbatimit të ligjit ka ndihmuar gjithashtu me kthimin e 268 artikujve, të cilat muzeu pretendon se i përkasin, që i janë shitur një koleksionisti në Uashington DC.

Muzeu Britanik njoftoi vitin e kaluar se xhevahiret e lashta, bizhuteritë dhe sende të tjera nga koleksioni i tij, mungonin, ishin vjedhur ose dëmtuar.

Një blerës, me qendër në New Orleans, i tha BBC-së se një agjent i FBI-së i kishte dërguar email duke i kërkuar informacion për dy pjesë që kishte blerë në eBay.

Agjenti i FBI tha se ata po ndihmonin Policinë Metropolitane në hetimin e sendeve të humbura ose të vjedhura nga muzeu.

Blerësi ka thënë se ai nuk ka më asnjë perlë dhe nuk beson se ato janë gjetur nga autoritetet. FBI nuk kërkoi informacione të mëtejshme prej tij.

Muzeu Britanik thotë se nga 1500 objekte që ai vlerëson se janë vjedhur ose zhdukur, 626 janë gjetur deri më tani dhe 100 të tjerë janë gjetur, por ende nuk janë kthyer.

Shumica dërrmuese e sendeve që muzeu beson se janë vjedhur nuk janë kataloguar dhe është ende në proces të kërkimit të mënyrave për të vërtetuar se ato vijnë nga koleksioni i tij. Në disa raste, kjo përfshin koleksionistët që pranojnë t’i dhurojnë objekte muzeut në mënyrë që stafi të mund të vlerësojë.

Një kurator i lartë, Peter Higgs, akuzohet nga Muzeu Britanik për vjedhje, dëmtim, shkrirje dhe shitje të objekteve të lashta. Ai i mohon akuzat.

Muzeu ka thënë se beson se Dr Higgs ka marrë në xhep rreth 100,000 £ në total.

Sipas dokumenteve gjyqësore në një çështje civile që muzeu po sjell kundër Dr Higgs, beson se ai po vidhte sende për të paktën një dekadë, duke shitur kryesisht sende të paregjistruara nga depot e muzeut.

Muzeu beson se Dr Higgs, i cili është shkarkuar, u kishte shitur artikuj të paktën 45 blerësve në eBay.

Ndërkohë që hetimet po vijojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb