Për kampionatin europian të futbollit që po zhvillohet në Gjermani që prej datës 10 qershor, 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor. Të gjithë shtetet pjesëmarrëse në kampionat kanë një grup nga policia tyre që do të jenë në Gjermani deri në momentin që ekipet e tyre do të përfundojnë rrugëtimin. Edhe për Shqipërinë 16 efektivë policie që prej 10 qershorit ndodhen në Gjermani.

Nga Policia e Shtetit Shqiptar janë dërguar në mbështetje të Policisë Federale Gjermane 16 punonjës policie (edhe vajza), 10 (janë përzgjedhur nga forcat e rendit, Shqiponja dhe forcat e sigurisë konbëtare) të dislokuar në terren dhe 6 oficerë të nivelit të lartë, nga të cilët 2 të vendosur në Qendrën Kombëtare të Bashkëpunimit Policor në Neus dhe 4 të tjerë do të shpërndahen në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Ekipin Kombëtar të Shqipërisë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë certifikuar nga Ministria e Brendshme Gjermane, pas trajnimit të zhvilluar për patrullim të përbashkët nga data 10 qershor deri në 13 qershor. Patrullat e përbashkëta policore do të mbështesin policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve nga e gjithë Evropa. 10 policët tanë që janë në terren patrullojnë me policinë gjermane në qytetet ku kombëtarja ka zhvilluar ndeshjet, në fillim në Dortmund, më pas Hamburg dhe më 24 qershor në Dusseldorf ku do të zhvillojmë edhe ndeshjen me Spanjën.

Mësohet se Gjermania mbulon shpenzimet për hotelin, ushqimin dhe dietat, ndërkohë Ministria do t’i japë shpërblim kur të kthehen.

71480c50 6821 4fbf 80e4 37fa6719f494
71480c50 6821 4fbf 80e4 37fa6719f494
25d902f8 Eee4 471f B617 D2f963de9119
25d902f8 Eee4 471f B617 D2f963de9119
55c55347 33f5 4b67 8a8d 72c1c59b7978
55c55347 33f5 4b67 8a8d 72c1c59b7978
884f8506 4299 43c0 8099 8d9d48abe3af
884f8506 4299 43c0 8099 8d9d48abe3af
24abc490 94a5 484e 8cc1 30a5d0bb6313
24abc490 94a5 484e 8cc1 30a5d0bb6313

Policët tanë por edhe oficerët e kontaktit që kemi në Gjermani kontaktojnë me krerët e tifogrupeve të Kombëtares dhe i informojnë për rregullat e sigurisë të policisë gjermane për mbarëvjatjen e ndeshjeve. 10 efektivët tanë që janë në terren patrullojnë me policinë gjermane edhe pranë fan zone ku tifozët shqiptarë dislokohen para ndeshjeve. Po ashtu efektivët shqiptarë futen edhe brenda në stadium gjatë ndeshjeve ku mbajnë kontakt të vazhdueshëm me krerët e tifogrupeve.

Deri më sot nuk është shënuar asnjë incident. Në varësi të ecurisë së Kombëtares në europian do të jetë edhe koha që 16 efektivët tanë do të qëndrojnë në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb