Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ishte i pa saktë ditën e djeshme kur në mbledhjen e grupit ditën e djeshme, tha se në 16 mijë faqe dosje të dorëzuara nga Prokuroria e Posaçme, shumica janë arkivë dhe jo prova.

Bardhi tha se janë mijëra faqe përgjime mes ish ministres Belinda Balluku dhe vartësve të saj, ku sipas Bardhit përmendet edhe kreu i qeverisë Edi Rama dhe porositë e dhëna prej tij në lidhje me paracaktimin e fituesve në tendera.

“Nuk është e vërtetë që PSAK ka sjellë në Kuvend vetëm arkivën e ministrisë së Infrastrukturës, janë mijëra faqe përgjime mes Ballukut dhe vartësve ku caktoheshin tendera 1.1 mld euro, duke përmendur edhe herë pas here edhe porositë e marra nga Rama”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb