Clement Lenglet dhe Barcelona janë duke negociuar për ndërprerjen e kontratës së futbollistit. Asgjë nuk është e thjeshtë, pasi mbrojtësi francez ka  një pagë shumë të lartë, e cila shkon në 16 milionë euro bruto, sakaq ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

As Xavi dhe as Flick nuk kanë vënë asnjëherë bast për të, por me vetëm një vit deri në skadimin e kontratës së tij, do të jetë e mundur që të ndahet paga gjatë viteve të ardhshme, ose të paktën një pjesë e saj.

Për klubin blaugrana, divorci me 29-vjeçarin ka rëndësi mjaft të madhe sa i përket “Fair Play-it financiar”.

Siç dihet, të ardhurat nuk janë të shumta dhe rinovimi i Lamine Yamal rëndon mbi faturën e pagave. Heqja e 16 milionëve  që merr Lenglet do të ishte shpëtim për Barcelonën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb