Sulmet izraelite në Rafah kanë vrarë të paktën 16 palestinezë, ndërsa banorët raportuan një përshkallëzim të luftimeve në qytetin jugor të Gazës.

Sulmet gjatë natës vranë gjithsej 16 persona në lagjen Tel al-Sultan në veriperëndim të Rafahut, sipas Mbrojtjes Civile Palestineze dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

“Ishte një natë tmerri,” tha Abdel-Rahman Abu Ismail, një palestinez, i cili është strehuar në Tel al-Sultan që nga dhjetori.

Ai tha se dëgjoi shpërthime gjatë natës dhe mëngjesin e së martës, me avionë luftarakë dhe dronë që fluturonin mbi zonë.

Sayed al-Masri, një banor i Rafah, tha se shumë familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre.

“Situata po përkeqësohet” në Rafah, tha al-Masri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: