ARGJENTINE – Trupi i pajetë i 16-vjeçares Lucia Perez Montero u gjet përpara spitalit Mar del Plata në Argjentinë më 8 tetor. Autoritetet menduan se bëhej fjalë për një vajzë të vdekur për shkak të overdozës, por ekspertiza mjekoligjore zbuloi se 16-vjeçarja kishte humbur jetën në mënyrë tragjike, duke u përdhunuar dhe torturuar në grup.

Sipas mediave argjentinase, tre burra kanë rënë në pranga të dyshuar për kryerjen e krimit. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Matías Farías, 41-vjeçarin Juan Pablo Offidani dhe një burrë 61 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Pasi analizuan trupin e vajzës, mjekët ligjorë konstatuan se ajo kishte konsumuar një kokteil me lëndë narkotike, dhe më pas ishte përdhunuar dhe torturuar deri në vdekje.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Argjentinën, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur fushata kundër dhunës ndaj femrave.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: