KANDAHAR– Shtatëmbëdhjetë persona mes së cilëve 12 ushtarë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u vranë në Afganistan pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak afgan “Mi–17″ për shkak të një problemi teknik, bëhet e ditur nga autoritetet lokale dhe ushtarake.

“Shtatëmbëdhjetë persona u vranë dhe dymbëdhjetë ushtarë si dhe pesë anëtarë të ekuipazhit“, tha një gjeneral i Forcave Ajrore afgane në kushtet e anonimatit. Aksidenti u shkaktua në rrethin e Shinkay të provincës Zabul (jug), shkak i një problemi teknik.

Kreu i distriktit Mohammad Qasim Khan konfirmoi bilancin. Rebelët islamikë nuk janaktiv në këtë zonë, theksoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: