Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një nxënës sulmoi me thikë një mësuesen në parkun e kolegjit në lagjen Nordviertel.

E plagosura mori një plagë në stomak dhe po trajtohet për lëndime serioze, ndërsa pritet të operohet urgjentisht në spitalin universitar.

Agresori, një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova, u largua menjëherë pas sulmit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: