Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu për vrasjen e 18-vjeçarit Liridon Fejzullahu në Podujevë.

Kështu ka konfirmuar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi.

“Po iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, ka thënë ai, raportojnë mediat e Kosovës.

Liridoni u godit me mjete të forta nga dy të dyshuarit më 14 janar në rrugën “Dardania” në Podujevë.

Më pas ai ishte dërguar për trajtim në spital, ku si pasojë e plagëve të marra vdiq më 20 janar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

(Balkanweb)   

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb