Të paktën 19 persona u plagosën nga fishekzjarret në një panair në Dusseldorf të Gjermanisë të premten në mbrëmje, njofton DPA International.

Midis të plagosurve ishte të paktën një fëmijë dhe katër persona që u plagosën rëndë, tha Departamenti i Zjarrfikësve i Dusseldorfit herët të shtunën.

Zjarrfikëset dhe ekipet e shpëtimit u thirrën në vendngjarje.

Sipas informacionit, një nga fishekzjarrët shpërtheu në një lartësi shumë të ulët për arsye të panjohura gjatë shfaqjes së madhe të fishekzjarrëve vonë të premten në mbrëmje.

Policia po heton shkakun e incidentit, por e vlerëson atë si një aksident.

Organizatorët e Panairit më të Madh në Rajn, ose Düsseldorfer Rheinkirmes, i dhanë fund festimeve para kohe për shkak të incidentit.

Në një deklaratë, organizatorët thanë se shprehin keqardhje të thellë për aksidentin. Një zëdhënës tha se tani do të shqyrtojnë nëse tradita e fishekzjarrëve të panairit do të vazhdojë vitin e ardhshëm.

Panairi, i cili i ka rrënjët në një festë vjetore në nder të shenjtorit mbrojtës të qytetit Apollinaris, filloi më 11 korrik dhe është planifikuar të zgjasë deri të dielën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb