Këngë Moj! Kompozitori i kësaj kënge është një slloven. Bojan Adamiç jetoi në Shqipëri në vitin 1947. Nga Tirana, ai i shkruante të shoqes, që bënte gjithçka, dirigjonte orkestrën, kompozonte pjesë që merrnin autorësi tjetër, punonte në sindikatë, në radio, në komitet dhe në teatër.

I ardhur si ekspert nga Jugosllavia e kohës, ai pati probleme me qëndrimin, por për aq kohë sa qe vuri re nevojat me të cilat përballeshin artistët e kohës.

“Javën tjetër, fillon turneu im me koncerte nëpër Shqipëri do të kem nja pesë a ma shumë koncerte individuale dhe mos më pyet me çfarë pianosh”, i shkruan ai të shoqes.

Jeta dhe vepra e Bojan Adamiç është kujtuar sot në Tiranë ndërsa e bija ndau përshtypjet. “Jemi në vendin që im atë admironte. Ju mund të lexoni letrat që ai i dërgonte nënës sime, ku shkruan për njerëz miqësor, natyrë të bukur e kulturë të pasur. Babai ishte i magjepsur nga elementët foklorikë të Shqipërisë, kostumet dhe muzika. Në letra ai fliste ër vallet, për pasionin e qëndrimin fisnik të valltarëve”, tha Alenka Adamiç, vajza e kompozitorit.

Alenka Adamiç, tha se pas kthimit nga Shqipëria i ati nuk fliste për punën që kishte bërë këtu, ndaj ata mendonin se kompozitori ishte dërguar këtu si dënim se kishte luajtur xhaz. Në aktivitetin për të, morën pjesë familjarë, artistë dhe drejtues institucionesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb