Vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e fundit kanë dobësuar ndjeshëm pozitat e Ole Gunnar Solskjaer në krye të Man.United. Në Angli rihapet edhe një herë diskutimi që sheh Allegrin si trajnerin e ardhshëm të “djajve të kuq”. Ish trajneri i Juves është kontaktuar formalisht nga drejtuesit e United por përgjigjja ka qenë e njëjtë: “Faleminderit por nuk futem tani në garë, do të pres fundin e sezonit”.

Pasi u josh nga Arsenal, skuadër e cila më pas i besoj stolin Artetas, Allegri e sheh veten sërish mes kandidatëve për të marrë drejtimin e Man.United. Allegri është një emër që qarkullon prej kohësh në “Old Traford”, është një kandidaturë që ka marrë prej kohësh bekimin e Ferguson, një admirues i madh i teknikut italian. Pavarësisht insistimit nga Man.United, Allegri duket i bindur në vendimin e marrë, nuk ka ndërmend të rikthehet në stol këtë sezon, vendim të cilin e përsërit në vazhdimësi.

Nëse situata e “djajve” përkeqësohet akoma më shumë, “Daily Mail”, nxjerr në pah edhe emrin e Mauricio Pochettinos, me ish trajnerin e Tottenham është i gatshëm të ulet menjëherë në stolin e Man.United.
(BalkanWeb)
