Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një shpërthim në një strukturë industriale që i përkiste një kompanie kimike në provincën qendrore iraniane të Isfahanit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Shpërthimi ndodhi në orën 10:30 të mëngjesit sipas kohës lokale (07:00 GMT) në një uzinë në Qarkun Shahinshahr, raportoi Mansour Shishehforoush, drejtor i përgjithshëm i departamentit të menaxhimit të krizave provinciale.

Ai tha se personi i plagosur kishte djegie të rënda dhe u transferua me helikopter në spital, duke vënë në dukje se shkaku i incidentit do të shpallet pasi të përfundojnë hetimet.

Sipas IRNA-s, kompania ishte e përfshirë në prodhimin e fishekzjarreve .

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: