Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore drejt Ukrainës.

Pasditen e 25 majit raportohet se ka bombarduar një supermarket në Kharkiv.

Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mbi 200 persona mund të kishin qenë brenda supermarketit kur u sulmua, ndërsa kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, shkroi në Telegram: “Një numër i madh njerëzish janë të zhdukur. Shumë janë të plagosur.

Presidenti Zelensky shtoi: “Kjo goditje në Kharkiv është një tjetër manifestim i çmendurisë ruse. Vetëm të çmendurit si presidenti rus Vladimir] Putin janë të aftë të vrasin dhe terrorizojnë njerëzit në këtë mënyrë.”

Zelensky përsëriti se Ukraina duhej të ishte në gjendje të mbrohej dhe kishte nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore nga aleatët perëndimorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: