Dy anëtarë të Hezbollahut u vranë dhe pesë civilë u plagosën në sulmet izraelite që synonin disa zona në rajonin Baalbek në Libanin lindor dhe rajonin kufitar në Libanin jugor, raportuan burimet ushtarake dhe mjekësore libaneze.

Burimet ushtarake, të cilët folën në mënyrë anonime, thanë se viktimat rezultuan nga nisja e 13 sulmeve ajrore nga Izraeli në Baalbek dhe gjuajtja e artilerisë së rëndë në 18 qytete dhe fshatra në Libanin jugor.

Burimet shtuan se dy trupa të anëtarëve të Hezbollahut dhe dy civilë të plagosur u dërguan në një spital në Baalbek, ndërsa tre civilë të tjerë të plagosur u transportuan në një spital në qytetin jugor të Tebnine në Liban.

Ndërkohë, Hezbollahu deklaroi se luftëtarët e tij kishin nisur sulme në shumë objekte izraelite.

Kufiri Liban-Izrael ka qenë dëshmitar i rritjes së tensionit që nga 8 tetori 2023, pasi grupi i armatosur libanez Hezbollah hodhi dhjetëra raketa drejt Izraelit në mbështetje të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit një ditë më parë, duke e shtyrë Izraelin të përgjigjet duke gjuajtur artileri të rëndë në drejtim të juglindjes.

Konfrontimet midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë vrarë 316 persona në anën libaneze, duke përfshirë 214 anëtarë të Hezbollahut dhe 59 civilë, sipas burimeve libaneze të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb