Amir Rrahmani është një nga shtyllat kryesore të Napolit këtë sezon. Mbrojtësi i njohur nga Kosova ka qenë pjesë e pandashme e skemave të trajnerit Lucciano Spalleti.

Sipas asaj që shkruajnë mediet napoletane lokale, Klubi nuk do jetë i pashqetësuar në verë, pasi një ekip i madh dëshiron shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Manchester United, me këta të fundit që kanë shfaqur interesim serioz për qendërmbrojtësin. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të plotësojnë të gjitha kërkesat ekonomike të Klubit por edhe të futbollistit. Te ekipi i Premier League konkurrenca për një fanellë titullari do të ishte akoma më e madhe, çka përbën një problem.

 

Napoli

Rrahmani ka kontratë deri në vitin 2024. Lojtari i lindur në Prishtinë u transferua në Napoli në vitin 2020, nga ekipi i Hellas Veronës.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb