TIRANË-Një dyvjeçar qeverisje shumë i keq. Këtë notë i kanë vënë punës së qeverisë lexuesit e BalkanWeb teksa kanë votuar në sondazhin online mbi temën, “Qeveria ‘Rama’ mbushi 2 vjet. Si e vlerësoni dyvjecarin?”.
Mbi 40% kanë votuar opsionin ‘Shumë keq’ kurse notën ‘Mirë’ e kanë vlerësuar një 24% e 3 461 votuesve gjithsej. Nota ‘Shumë mirë’ ka marrë shumë pak vota, vetëm 505 të tilla, kurse nota ‘Keq’ 613 vota.
Edhe në rast se do të mblidheshin votat e notave ‘Mirë’ dhe ‘Shumë Mirë’ do të arrinin kufirin rreth 40% kurse nota negative ‘Shumë keq’ dhe ‘Keq’ rreth 60%.
(d.b/BalkanWeb)

