Përfundimisht, një ëndërr e madhe është realizuar! Liverpool ka triumfuar dhe ka fituar titullin e kampionit të Premier League për sezonin 2024-2025! Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, me angazhim, pasion dhe besim të palëkundur, Liverpool ka arritur të ngrejë lart trofeun e shumëpritur, duke shpallur veten kampion të Anglisë, për të 20-ën here në histori.
Liverpool ka treguar forcën dhe unitetin e tij si ekip, duke dominuar sezonin në Premier League nga fillimi deri në fund, pa e vendosur asnjëherë në dyshim primatin. Arne Slot tekniku holandez që pasoi Jurgen Klopp në pankinën e Redsave, ka zhvilluar një punë të mrekullueshme, aq sa të ngjan se ai ka vite që e drejton këtë skuadër.
Në sfidën e së dielës, Liverpool celebroi në mënyrën më të mire të mundshme zyrarizimin si kampion, pas suksesit të thellë me shifrat 5-1 ndaj Tottenham. Pavarësisht golit të Tottenham që në fillim me Solanke, ekipi i Slot u kundërpërgjigj që në pjesën e parë teksa realizoi plot 3 herë me Diaz, Mac Allister dhe Gakpo, ndërkohë që Salah dhe autogoli i Udogie kompletuan suksesin e Liverpool 5-1. 82 pikë, 80 gola të relizuar, matematikisht kampion, 4 javë nga fundi janë tregues se sa mire ka funksionuar armata e Slot këtë sezon duke dominuar kampionatin në ishull.
Slot, bëhet trajneri i parë holandez që fiton Premier League dhe vetëm i pesti që e arrin këtë në sezonin e tij të parë, ai nuk ngurroi falënderoi paraardhësin Jürgen Klopp për trashëgiminë e fortë që la pas. Ai e nderoi Klopp-in duke kënduar madje emrin e tij së bashku me tifozët në Anfield, një gjest që pasqyron respektin dhe mirënjohjen për punën e tij të palodhur gjatë nëntë viteve në klub, duke i kthyer reston gjermanit, që ditën e largimit të tij nga stoli i Liverpool ftoi tifozët të thërrisnin në korr emrin e tij. Vetë holandezi pas ndeshjes u shfaq i lumtur për triumfin që në sezonin e tij të pare me “Redsat”:
“E kam shijuar të gjithë ditën e sotme. Me këtë atmosferë që u krijua ishte e pamundur mos të kurorëzonim me titullin kampion një sezon fantastic. Thjesht e pabesueshme. Jam krenar që tashmë jam pjesë e histories së këtij klubi të madh”.
Edhe tabloidët britanikë i kanë kushtuar faqet e para festës së titullit të 20-të kampion të Liverpool, ku në qendër të festimeve është egjiptiani Mo Salah, i cili falë golit të realizuar të dielën bëhet lojtari i huaj që ka realizuar më shumë në Premier League, plotë 185 gola duke parakaluar argjentinasin Sergio Aguero.


