TIRANË- Faqja on-line “Airline Ratings” ka publikuar renditjen e njëzet kompanive ajrore më të sigurta për të udhëtuar.

Për të tretin vit radhazi, në vendin e parë qëndron kompania australiane Qantas, e cila ka lënë pas konkurrentët, midis tyre edhe emra të rëndësishëm si Ethiad, Emirates e Lufthansa.

“20 kompanitë që hyjnë në renditjen tonë janë pararojë për sa i përket novacionit në siguri, ekselencës operative dhe futjes së avionëve të rinj”, shpjegon Geoffrey Thomas, editor i Airline Ratings. “Nuk ka asnjë dyshim që Qantas mbetet më e mira”, thekson ai.

Renditja e 20 kompanive ajrore më të sigurta për të udhëtuar në botë:

1- Qantas
2- American Airlines
3- KLM
4- Singapore Airlines
5- Air New Zealand
6- Eva Air
7- Virgin Australia
8- United Airlines
9- Emirates
10- Lufthansa
11- Japan Airlines
12- All Nippon Airways
13- Hawaiian Airlines
14- Etihad Airways
15- Virgin Atlantic
16- Alaska Airlines
17- Cathay Pacific Airways
18- Finnair
19- Scandinavian Airline System
20- Swiss

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: