Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidate në listën e hapur për Tiranën, Klotilda Bushka, shpalosi ambiciet elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve të 11 majit, në një intervistë për News24.

Bushka tha se, pavarësisht klimës së tensionuar të fushatës, Partia Socialiste mbetet e bashkuar dhe e fokusuar për të dhënë më të mirën në garë, duke e konsideruar opozitën si kundërshtarin kryesor.

“Kam besim te një votë e rëndësishme nga qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe votën e diasporës. Synimi ynë është të arrijmë 20 mandate në Tiranë,” u shpreh ajo.

Deputetja theksoi se brenda radhëve të PS ka një konkurrencë, e cila shërben për të rritur përkushtimin dhe energjinë në fushatë. “Kjo garë ka dhe një tension midis nesh, por të gjithë janë duke bërë më të mirën për trëndafilin, për Partinë Socialiste,” shtoi Bushka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb