Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Genti Kruja, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar projekt-ligjin për surrogacinë.

Kruja tha se komunitetet fetare shqiptare janë shprehur kundër abortit, aq më tepër të vajzave vetëm 16 vjeçe, siç e parashikon projekt-ligji i ri. Ai shtoi se projektligji për shëndetin riprodhues rrezikon familjen tradicionale shqiptare.

Genti Kruja: Ministria e Shëndetësisë na ka thirrur për debat për projekt-ligjin për surrogacinë. Sterilizimi është një pikë e ligjit dhe është vendosur një moshë minimale. Sondazhet në botën perëndimore kanë dalë në përfundimin se 80 përqind e atyre që kanë kryer sterilizimin janë penduar, por se ky veprim është i pakthyeshëm. Ne i paraqitëm MSH një plan, që të rritet popullsia e vendit, pasi popullata është në rënie. Është bërë mosha e abortit 16-vjeçe, edhe pa pasur nevojë për lejen e familjes. Aborti është plagë e shoqërisë.

Ne si komunitet jemi kundër abortit, përpos kur rrezikohet shëndeti i nënës. Me këtë projekt-ligj do të rriten abortet selektive. Edhe PE e ka quajtur krim kundër njerëzimit surrogacinë. 20 vende të Europës e kanë të ndaluar surrogacinë. Një vend si Shqipëria që ka probleme të mëdha në shëndetësi, marrim një nismë kaq të kushtueshme si surrogacia. Studimet kanë treguar se nëna zëvendësuese mban fëmijë në barkun e saj për 9 muaj dhe thuajse është e njëllojtë si nëna. Ligji për surrogacinë nuk duhet të miratohet, cenon familjen e shëndoshë shqiptare. Ne nuk i kemi kushtet për nënat surrogate. Ligjit i mungojnë disa pika, që janë të rëndësishme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb