Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin elektoral që zhvilloi me mbështetës demokratë në Kurbin,  përmendi dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi disa viktima dhe shembi një numër të madh banesash dhe pallatesh, duke lënë të pastrehë qindra familje në këtë zonë.

Por sipas tij, 6 vjet nga ajo tragjedi, mbi 200 familje në Kurbin qëndrojnë ende në çadra dhe jo në banesat e tyre.

“Edi Rama nuk e ka mendjen të zgjidhë problemet e qytetarëve të Kurbinit, qytetarëve të Durrësit, qytetarëve të Shqipërisë që pësuan një tronditje të madhe, por e ka mendjen se si të pasurohet, si të fryjë më shumë kontot e tij bankare.

Qytetarët e Thumanës u lanë në pallate të pabanueshme gjersa tërmeti tjetër u mori jetën dhe sot nuk ka asnjë përgjegjës.  Askush sepse të gjithë ata ishin klani i Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, zyrtarët e Edi Ramës. Miqtë e mi, jam këtu për t’u zotuar para jush se vitin e parë do përmbyllen të gjithë plagët e krijuara nga tërmeti në këtë qytet dhe në të gjithë territorin e zonës së tij. Pa përjashtim!”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb