Një operacion i policisë spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal të trafikut të drogës.

Sipas mediave italiane, banda po përpiqej të transportonte 200 kg kokainë në Europë përmes portit të Vigos. Në pranga kanë tetë persona. Hetimet kanë nisur që në vitin 2024 ku është zbuluar edhe trafikimi nga Amerika Latne në Galicia. Mësohet se droga ishte fshehur në kontejner.

Sipas mediave italiane ‘koka’ e grupit kriminal njihej ndryshe si “lordi i drogës”, i cili kishte mbështetjen e një organizate për t’u vendosur ne rajon. Hetuesit konfirmuan se kishte një urdhër arresti ndaj tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb