Granit Xhaka ka bërë një tjetër postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”. Në fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë, mesfushori nga Kosova ishte pre i provokimeve të vazhdueshme.

30-vjeçari reagoi edhe në fushë me një gjest, që nuk kaloi pa u komentuar. Megjithatë, Xhaka duket se nuk është i fokusuar te komentet rreth tij.

“Ata që përqendrohen më mirë janë relativisht imun ndaj turbulencave emocionale”, shkroi mesfushori i Arsenalit. Ai përdori edhe fjalinë me “hashtag”: “#writeyourstory” (shkruani historinë tuaj).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb