Dhjetëra mijëra njerëz pritet t’i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI në Vatikan.

Papa ndërroi jetë natën e Vitit të Ri, në moshën 95-vjeçare.

Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes , kjo shënon  herën e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij.

Në orët e para të mëngjesit, sheshi i Shën Pjetrit u mbush me njerëz të cilët do i japin lamtumirën ish-Papës.

Benedikti XVI u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur probleme shëndetësore.

Trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarëve do u lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb