Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë në “Kjo Javë” me moderatorë Nisida Tufa foli për “21 janarin”.
Ai u shpreh se kjo çështje është e rëndësishme që drejtësia të hetojë për të gjetur të vërtetat. I pyetur nëse kryeministri Edi Rama duhet të shkojë në SPAK, ish-presidenti Topi tha se kjo është një çështje që i takon institucioneve.
“Jemi në një moment që fjalën e kanë ata. Po të më pyesni mua, unë kam përgjigjet e mia. Sot nuk e them. E dinë institucionet dhe nuk mund të jap nuanca. Përballë prokurorëve, njeriu ka përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë kryetar shteti. Gjërat kanë ndodhur në Bulevardin e Tiranës, dhe tradicionalisht ka qenë rruga e njerëzve të lirë. Unë Bulevardin e kam quajtur institucion. Por sot nuk ka Bulevard, sot ecin makinat. Por në Bulevardin e Tiranës shikoje njerëz të formuar”, tha ai.
