Kryeministri Edi Rama e cilësoi sërish 21 Janarin një krim shtetëror, ndërsa theksoi se Berisha vërtetoi se të vriste vërtetë. Ai tha nga aktiviteti përkujtimor për 4 protestuesit e 21 janarit, theksoi çdo vit, në këtë datë vjen në godinën e Kryeministrisë me pikëllim, ndërsa shtoi se ende nuk është vënë drejtësi.

“Rrëmuja e nxitur e ktheu protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve dhe forcave të rendit duke na detyruar tëktheheshim në seli. Përtej reagimit të turmës, për asnjë ccast protestuesit nuk temntuan të kapërcejnë gardhine Kryeminisrisë, përveccnjë makine që u filmua të hynte në një derë anësore të hapur si ftesë për kurth.
Asnjë dëshmitar në vend e më pas asnjë material filmik nuk nxori askund në pah praninë e asnjë armë të vetme në radhët e protestuesve, por mijëra fishekë luftarakë u shkrehën në ajër për të ndaluar një turmë që u përfshi në konkflikt fizik vetëm nga përpjekja për ta shuar protestën që pa nisur.
U vranë 4 protestues, u plagosën disa të tjerë, pasojë e një mendje kriminale që nuk do humbte rastin të tregonte se të vriste në të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe atyre që e ekzekutuan urdhrin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb