“Unë kam qenë përballë Kryeministrisë. Provokoi policia, filloi topi u ujit pa nisur ende protesta”, kështu u shpreh Fatos Klosi në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24.
Gjithashtu gjatë intervistës, ai theksoi se Berisha në protestën e 21 janarit në 2011 e kishte programuar që të jepte mesazhin e tij se nuk i interesonte për këto protesta dhe se ishte ai që vendoste sigurinë në vend qoftë edhe duke vrarë.
“Unë di që Berisha shpif pa siklet fare. Berisha në një komision për veprimtarinë e SHIK, foli 3 orë kundër. Por të gjitha ato që tha për 3 orë ishin të pavërteta. Berisha programoi që ai të jepte mesazh se nuk do të ja dijë për këto protesta. Ai siguron sigurinë qoftë edhe nëse detyrohet të vrarë. Çfarë bënë protestuesit, u dogjën dy makina? Por ai donte të shfrytëzonte rastin për të dëshmuar përpara vendin dhe ndërkombëtareve se është ai që e bën zap vendin”, tha ai.
