Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një dalje për mediat i bëri thirrje SPAK që të hetojë ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.

Ai tha se SPAK duhet të hetojë provën e re të depozituar nga PS-ja, ndërsa theksoi se duhet të merren në pyetje ata që dhanë urdhrin për të qëlluar Garda e Republikës.

“Ish-komandantin e gardës së Republikës, por dhe zinxhirin e gardës, që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë dretjësi ër 21 Janarin. 21 Janari nuk është hetuar asnjë ditë. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se ka pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në datën 21 janar të vitit 2011. I takon prokurorisë që të marrë këtë provë të re dhe të nisë hetimet një orë e më parë për vrasjen shtetërore. Familjarët e viktimave në radhë të parë, por dhe qytetarëve, ku 4 qytetarë të pafajshëm u qëlluan nga dritaret dhe tarraca e Kryeministrisë. Ish-kryeministri Berisha për 12 vite me radhë ka deklaruar se protestuesit në bulevard i vrau Garda e Republikës, që mbrojti kryeministrinë nga 4 qytetarë me duar në xhepa, që sipas atij kishin ardhur ta rrëzonin nga pushteti.

Presim nga SPAK që të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje, që nuk janë thirrur asnjë ditë nga organi i akuzës dhe të zbardhë të vërtetën. 21 janari nuk ishte krim i rëndomtë, ishin vrasje të pastra shtetërore. Të thuash që për 21 Janarin nuk është hetuar organizatori, se kush i solli dhe çfarë i bëri, është alibi për të barazuar vrasësin me protestues të lirë. Nuk di sot, nuk di nëse ka ndonjë rast kur hetohen protestuesit e lirë, njerëz me duar në xhepa. Nga ana tjetër vrasjet çdo ditë, ish-kryeministri e thotë; po i vrau Garda në zbatim të ligjit. Madje ai deklaron dhe vetë se; po të isha në të njëjtat kushte do kisha marrë snajperin vetë dhe do kisha vrarë ish-kryetarin e Opozitës (Ramën). Prokuroria e deridjeshme vetëm për këtë deklaratë se ka marrë në pyetje zotin Berisha.”, tha Manja.

38c4cb6a 22f2 412b 8035 7aaafe19cb82
38c4cb6a 22f2 412b 8035 7aaafe19cb82

Më tej Manja shtoi: Sot e konsiderojmë normalitet në 2023 që shteti vrau katër qytetarë dhe rrimë e presim se çfarë do të bëjë drejtësia!? Drejtësia do të duhet të bëjë detyrën. Nëse del në një protestë qytetare dhe shteti të vret ditën për diell, nuk mund të quhet vrasje nga pakujdesia. Është ora, që SPAK pa u ndikuar nga askush as nga deklaratat tona. Njerëzit janë këtu. Sali Berisha edhe sot deklaron, po unë do të kisha bërë të njëjtën gjë nëse do të ketë një 21 janar të dytë. Ish-komandanti del në komunikimet me radio. Duket qartë që në 21 janar ka pasur disa urdhërues dhe ekzekutorë që kanë qëlluar mbi turmën. Mbetën të vrarë qytetarë të pafajshëm që kishin ardhur për të protestuar si qytetarë. Hetimi dhe zbardhja e 21 janarit përveçse drejtësisë për viktimat do të jetë edhe drejtësi për protestat e lira në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb