La Liga mbylli sezonin e rregullt ku dilemat kryesore ishin zgjidhur kohë më parë. Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Real Sociedad siguruan një biletë për në Champions, katër ekipeve i bashkohet edhe Sevilla si fituese e Europa League. Villareal dhe Betis shkojnë në Europa League sezonin e ri, ndërsa Osasuna do të luajë në Conference League.

Në sezonin e tij të parë në Spanjë, Robert Lewandowski u shpall kampion gjithashtu golashënuesi më i mirë i La Liga-s. Leva e mbylli sezonin e rregull me 23 gola, asnjë me penallti.

Me po aq gola e mbylli sezonin edhe Myrto Uzuni. “Bomberi” kuqezi ishte protagonist absolut me Granada-n duke u shpallur kampion në La Liga 2, gjithashtu golashënuesi më i mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb