ELBASAN

Një atentat me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Përparim të Elbasanit.

Persona të paidentifikuar me makinë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy shokëve, që ndodheshin në një lokal. Ata kanë qëlluar në kokë Andi Zylyfin, 26 vjeç dhe kanë plagosur rëndë shokun e tij, Ardit Uruci 23 vjeç.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se viktima Bylyku është djali i një punonjësi të sigurisë në burgun e Peqinit.

Po ashtu, bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar në polici 13 persona, dëshmitarë të ngjarjes. Ata po pyeten për të hedhur dritë për zbardhjen e rrethanave që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorët. Nga mënyra e atentatit pista kryesore është larja e hesapeve mes dy bandave.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb