Kalvari i vuajtjeve të Militaos më në fund ka përfunduar. Mbrojtësi i Real Madridit, në fakt, do të rikthehet në dispozicion për ndeshjen kundër Athletic Bilbao, rival ndaj të cilit u dëmtua tetë muaj më parë. Që prej datës 12 gusht 2023, pas atij dëmtimi në San Mames, braziliani nuk ka zbritur në fushë.

“Militao rikthehet nesër, që është lajmi më i rëndësishëm. Ai nuk është 100% sepse i mungojnë minutat, por ka ecur mirë me rikuperimin” – Tha Ancelotti në konferencën për shtyp. Militao do të jetë një atlernativë e mirë për prapavijën në këtë fund sezoni.

26-vjeçari u transferua në Madrid në vitin 2018, nga ekipi i Portos. Më parë, ai ka luajtur në kampionatin brazilian me Sao Paolo.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: