Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, zhvilloi mbrëmjen e sotme takime  në degën e PD të njësisë nr.9 ku u diskutua për protestën e 24 janarit, e thirrur nga opozita.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Këlliçi shkruan se kudo flitet për 24 janarin, për të shtunën, për protestën.

“Demokratët janë në këmbë. Takime të pandalshme me strukturat dhe qytetarët. Me kryesinë e degës 9, ndamë sonte udhëzimet për orët dhe ditët që kanë mbetur deri sa bulevardi të oshëtijë si asnjëherë tjetër kundër korrupsionit dhe krimit.

Do jetë bashkim historik. Mos mungo!

Shihemi të shtunë, datë 24 janar, ora 17:00”, shkruan drejtuesi i PD për Tiranën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb