Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ende opozita nuk ka vendosur mbi datën se kur do të mbahet protesta e radhës.

Ai tha se të premten do të vendoset se kur do të mbahet protesta.

“Asnjë datë nuk është përcaktuar. Ka një datë që ditën e premte, do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës dhe e shoqërisë civile ku do të përcaktohet data dhe qëndrimet në vazhdim të regjimit të Rama-duros. Ne shkojmë në tryezë të hapur për të diskutuar me të pranishmit dhe për të vendosur mbi protestat. Datën do e caktojmë dhe do ta vendosë ajo tryezë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: