Takimi i së dielës në tunelet e “Air Albania”-s ka qenë i fundit i lojtarëve të Partizanit, stafit dhe pjesës tjetër të drejtuesve.

Nga dje skuadra ka marrë pushimet, që priten të zgjasin rreth dy javë, për të nisur më pas edhe përgatitjet për ndeshjet e tureve kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Përballja e parë e të kuqve pritet të jetë më 11 korrik. Kjo datë relativisht e largët u jep mundësinë lojtarëve që të pushojnë dhe të harrojnë dështimin në atë finale të dhimbshme, të humbur kundër Egnatias.

Në javën e dytë të qershorit Partizani pritet t’u kthehet angazhimeve me nisjen e fazës përgatitore. Deri atëherë do të duhet të ndjekim me kureshtje lëvizjet që mund të ndodhin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb