Në ditën e 25 të protestës masive të dhjetëra mijëra qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Gjatë takimit, kreu i qeverisë është ndalur në vlerësimin e situatës së krijuar nga protestat, duke e cilësuar atë si një “luftë digjitale” që, sipas tij, nuk mund të përballohet me mjetet tradicionale politike.

Në reflektimin e tij, Rama mësohet të ketë kërkuar që të gjithë drejtuesit të zbresin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve reale të tyre, pavarësisht bindjeve politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb