Daniel Levy nuk do jetë më president i Tottenham. Levy ka lënë këtë post, pas 25 vitesh qëndrimi. Konfirmimi ka ardhur nga vetë ai, së fundmi.
“Jam jashtëzakonisht krenar për punën që kam bërë së bashku me ekipin ekzekutiv dhe të gjithë punonjësit tanë”.
“Ne e kemi bërë këtë klub një forcë globale që konkurron në nivelin më të lartë. Më shumë se kaq, kemi ndërtuar një komunitet. Ishte fat të punoja me disa nga njerëzit më të shkëlqyer në këtë sport, nga stafi në LilyWhite House dhe Hotspur Ëay deri te të gjithë lojtarët dhe trajnerët gjatë viteve”.
